Kronikë

Atentat ndaj një 35 vjeçari shqiptar në Athinë

 

Një 35-vjeçar shqiptar u ekzekutua në lagjen “Menidhi” të Athinës. Ai ishte duke udhëtuar me mjetin e tij, kur u qëllua me armë.

I riu ishte me origjinë nga Vlora. Në vendin e ngjarjes policia gjeti dhjetëra gëzhoja. Lidhur me ekzekutimin e tij, policia greke tha se ka disa pista, ku më e mundshmja është ajo e larjes së hesapeve mes bandave, pasi në skedat e autoriteteve viktima rezulton si i implikuar në trafikun e drogës, raporton TCh.