Prokurori i Shtetit bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetegjashtë (96) aktakuza kundër njëqindenjëzet (120) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tridhjetepesë (35) persona.
Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, si dhe ka realizuar një sekuestrim, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona për vepra të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetë e gjashtë (36) aktakuza kundër katër dhjet e shtatë (47) personave për vepra të ndryshme penale, transmeton Koha.net.
Kurse Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) të pandehur në dy raste të ndara, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Dhunimi” dhe “Dhuna në familje”.
Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Edhe
92 aktakuza në 24 orët e fundit
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza ndaj njëzet (20) personave. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj të pandehurit për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” ku kishte pasoja fatale ndaj një të miturës.
Prokuroria Themelore e Pejës ka lëshuar urdhër me të cilin është autorizuar Policia e Kosovës, që nëntë (9) kafshët (lopë) të llojit të ndryshëm, simental dhe holstein të dërgohen në karantinën e burgut të Dubravës, të cilat janë zënë tek një i dyshuar gjatë transportimit me kamion, me çka dyshohet se është kryer vepra penale “Kontrabandimi i mallrave”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, në gjashtë raste të ndara, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, po ashtu, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.
Edhe
Për 24 orë u ngritën 91 aktakuza ndaj 130 personave në Kosovë
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetë (20) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.