Kronikë

Plumbat në aheng familjar i morën jetën 14 vjeçarit në Mushtisht

Përdorimi i armeve të zjarrit nëpër ahengje familjare, po shkakton fatalitet.

Nuk janë të rralla rastet kur festa shndërrohet në tragjedi, raporton KTV.

Një e tillë ndodhi gjatë ditës së shtunë, në fshatin Mushtisht të Suharekës.

Në familjen Sopaj, xhaxhai, Naimi, kishte shtënë me armë në ajër, por ajo i ishte bllokuar dhe duke provuar ta zhbllokojë, ai kishte plagosur veten në dorë, e i njëjti plumb kishte goditur Edin, i cili të premten kishte mbushur 14 vjeç.

Ai apelon te qytetarët e vendit që të mos përdorin armët nëpër ahengje.

Dorasi është duke u trajtuar në spitalin rajonal në Prizren, por më pas, do të merret policia me të.