Kronikë

Policia thotë se 8 oficerë iu lënduan në shpërndarjen e festës së SKV-së, prej tyre dy rëndë

Dy policë kanë pësuar lëndime të rënda trupore gjatë aksionit në Parkun e Qytetit, të enjten mbrëma, në festën e lëvizjes studentore “Studim, Kritikë, Veprim”.

Kështu thuhet në raportin 24 orësh të policisë, ku bëhet me dije se njësitet policore kanë intervenuar në një rast në Parkun e Qytetit, ku janë ballafaquar me disa persona, të cilët kanë qenë nën ndikim të alkoolit dhe kanë bërë prishje të rendin dhe qetësisë publike.

Sipas policisë gjithsej 8 policë janë lënduar derisa për këtë rast janë arrestuar 6 persona, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Lexo edhe: Studentët dhe Policia akuzojnë njëri-tjetrin për dhunë