Studentët e organizatës Studim, Kritikë, Veprim janë mbledhur sot para stacionit të Policisë të Kosovës në rrugën “Luan Haradinaj”.
Mbledhja e tyre u bë për të mbajtur një konferencë për media dhe për të treguar për aksionin e mbrëmshëm të Policisë në Parkun e Qytetit ku janë arrestuar disa studentë të kësaj organizate.
Përderisa studentët kritikojnë Policinë për siq thanë sjellje brutale ndaj tyre, Policia thotë se ata në ambient të hapur kanë përdorur substanca narkotike ndërsa pas intervenimit kanë sulmuar zyrtarët e Policisë.
Edhe studentët e SKV edhe Policia japin shifra për të lënduar nga taborët e tyre.
Berna Ramaxhiku nga SKV tha se gjashtë studentë janë arrestuar, nëntë janë dërguar në Emergjencë, ndërsa dhjetëra tjerë kanë marrë lëndime nga sprej që Policia ka hedhur ndaj tyre.
Edhe
SKV kërkon lirimin e aktivistëve të arrestuar në Parkun e Qytetit
“Gjashtë studentë janë arrestuar mbrëmë, nëntë studentë janë dërguar në emergjencë kanë kërkuar ndihmën e shpejtë, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë marrë lëndime më pak të rënda nga dhuna fizike dhe sprej i piperit që përdori Policia ndaj nesh. Studentët janë rrahur në mënyrë brutale pa asnjë arsye me mllef të madh nga Policia, që nuk i kursyen shkelmat, grushtet dhe goditjet me pendrek para arrestimit, gjatë arrestimit dhe pas arrestimit pa qenë aspak të provokuar prej studentëve. Madje njëri prej policëve nxori edhe revolet dhe na e drejtoi j në fytyrë ”, tha Ramaxhiku
Ndërsa studenti tjetër Flamur Pireva tha se askush nga studentët nuk kanë qenë të përfshirë në aktivitete të jashtëligjshme ndërkohë që ka bërë thirrje për lirmin e aktivistëve nga arrestimi.
Ai madje akuzoi për këto që kanë ndodhur drejtorin e Policisë Shpend Maxhuni dhe kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.
“Mbrëmë nuk kishte ministër të Brendshëm, andaj përgjegjësinë për këto veprime ne ia vejmë Policisë, drejtorit të Policisë, Shpend Maxhunit, kryeministrit Ramush Haradinaj. Nuk ka patur asnjë student, asnjëri prej nesh nuk ka qenë i përfshirë në aktivitetet e jashtëligjshëm gjatë këtij aktiviteti në park, pra asnjë substancë e jashtëligjshme nuk është përdorur aty prej studentëve. Nga ky vend ne i bëjmë thirrje prokurorisë lirimin e menjëhershëm të gjithë këtyre aktivistëve, si dhe ndaljen e represionit politik ndaj nesh”, tha Pireva.
Për të sqaruar gjithqka për publikun para mediave ka dal Shkëlzen Xhafa, major në Policinë e Kosovës duke thënë se banorët kanë lajmëruar se disa persona në park po prishin qetësinë publike.
Xhafa tha se pas shkuarjes së Policisë, studentët kanë rezistuar dhe nga kjo janë lëdnuar tetë policë, tre prej tyre me lëndime të rënda.
Xhafa tha se studentët kanë pirë alkool dhe substanca narkotike.
“Rreth orës 23, saktësisht në ora 22:47, Policia ka marr thirrje nga disa qytetarë, për disa persona që kanë lëshuar muzikë me zë të lartë, janë duke përdorur pije alkoolike dhe janë duke konsumuar narkotikë…nga kjo rezistencë e gjithë pjesëmarrësve janë lënduar tetë persona zyrtarë të Policisë, të cilët kanë kërkuar ndihmë në Qendrën e Klinikës Universitare të Prishtinës dhe tre prej tyre kanë pasur lëndime të rënda shëndetësore”, tha Xhafa.
Edhe më herët Policia ka sqaruar aksionin e mbrëmshëm në Parkun e Qytetit ndërsa studentët e SKV-së dhe Lëvizja Vetëvendosje e kanë dënuar këtë aksion.
Policia jep detaje për arrestimin e studentëve të SKV-së
Edhe
QKRMT gjen se Policia ushtroi dhunë e nuk u dha ndihmën e nevojshme aktivistëve të SKV-së
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se studentët e lëvizjes studentore “Studim Kritikë Veprim” nuk kishin leje për manifestimin e përvjetorit të themelimit të kësaj lëvizje.
Sipas një njoftimi të PK-së, tubimi ishte i paparalajmëruar ndërsa arrestimi i gjashtë studentëve ndodhi si pasojë e veprimeve të dhunshme dhe sjelljeve agresive të tyre.
“Policia e Kosovës njofton se mbrëmë rreth orës 21:00 kanë pranuar informatën se në rrugën ‘Hamëz Jashari’, saktësisht në Parkun e Qytetit, për një rast prishje e rendit dhe qetësisë publike, ku po mbahej një tubim/ manifestim i paparalajmëruar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Fillimisht nga zyrtarët policor u është tërhequr vërejtja pjesëmarrësve dhe është kërkuar nga ta që të festojnë në mënyrë të qetë, mirëpo ankesat prej qytetarëve për prishje të rendit dhe qetësisë publike janë pranuar përsëri në polici”, thuhet më tej.
“Me të dalë në vendin e ngjarjes për të dytën herë , policia dhe prokurori kujdestar, janë ballafaquar me veprime të dhunshme dhe sjellje agresive nga disa persona të dyshuar. Për të mbajtur nën kontroll situatën si dhe për të kontrolluar sjelljet agresive të disa personave, zyrtarët policor kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve policore. Gjatë intervenimit policor tetë zyrtarë policor kanë marrë lëndime dhe të njëjtëve u është ofruar trajtimi i duhur mjekësor”.
Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar:
E. Sh, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
K. M, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
P. D, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
J. Sh, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
Edhe
Policia thotë se 8 oficerë iu lënduan në shpërndarjen e festës së SKV-së, prej tyre dy rëndë
K. M, mashkull, 24vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
H. Sh, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.