Kronikë

Një e lënduar rëndë në aksidentin në Podujevë

Descriptive Text

Një çikliste ka mbetur në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është goditur nga një automjet në fshatin Dobërdol të Podujevës.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në QKUK-ë, ku sipas mjekut kujdestar e ka gjendjen e rëndë shëndetësore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Me vendimin e Prokurorit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.