Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

86 vjeçarja që jetonte e vetme në Gjilan gjendet e vdekur në shtëpi

Foto: Koha / ilustrim

Në komunën e Gjilanit është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj një grua e moshës 86 vjeçare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, raporton Koha Ditore.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani ka deklaruar për gazetën se e ndjera jetonte e vetmuar.

“Po bëhet fjalë për një grua të moshuar 86 vjeçare që ka jetuar e vetmuar”, ka thënë ai.