Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

75 vjeçari nga Fieri i jep fund jetës me helm

Një burrë i moshuar në Fier i ka dhënë fund jetës ditën e djeshme pasi është vetëhelmuar me fotoksinë.

Kanë qenë familjarët e tij ata që e kanë gjetur 75 vjeçarin H.Sh., banues në lagjen “1 Maji” Fier, në gjendje të rëndë shëndetësore në banesë dhe e kanë dërguar me urgjencë në spital.

Edhe pse i është dhënë ndihma e nevojshme nga ana e mjekëve i moshuari, ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit, pasi doza e lëndës helmuese ka qenë në sasi të madhe dhe ai nuk ka arritur të mbijetojë.

Për të zbardhur rrethanat e vdekjes së tij, materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme për veprën penale “shkaktimi i vetëvrasjes”.

Artikuj të ngjashëm