Kronikë

Shtetasit e Shqipërisë tentojnë të korruptojnë policinë e Kosovës me nga 5 euro

Në dy raste të ndara, Policia e Kosovës njofton se dy të shtetas të Shqipërisë me qëllim të dhënies së ryshfetit kanë tentuar të korruptojnë zyrtarët policorë me nga pesë euro.

Në njërin rast, i dyshuari gjatë prezantimit të dokumenteve, kishte vendosur bankënotën prej 5 € me qëllim të dhënies së ryshfetit zyrtarit policor, ku me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në gjykatë me procedurë të përshpejtuar.

Ndërsa në rastin tjetër, i dyshuari gjatë kalimit kufitar, i ka vendosur brenda dokumenteve bankënotën prej 5 € me qëllim të përshpejtimit të procedurave doganore.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në gjykatë me procedurë të përshpejtuar.