Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Drenoc-Rahovec, para pak çastesh.
Një lexues i Koha.net ka dërguar fotografi ku shihet një veturë e rrokullisur.
Sipas dëshmitarit, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, një Golf 3 që shihet në fotografi dhe një taxi.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar, por nga dëshmitarët raportohet se ambulanca është në vendin e ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm