Kronikë

Prokuroria kërkon 25 vite burg për ish-deputetin Mark Frroku

 

Prokuroria i kërkoi gjykatës të shpallë fajtor ish-deputetin kristian-demokrat Mark Frroku për 4 akuza, më e rënda e të cilave është ajo e vrasjes së Aleksandër Kurtit në vitin 1999.

Prokurorët mendojnë se Mark Frroku duhet të dënohet me 25 vjet burgim si edhe për 10 vjet t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike, bën të ditur TCh. Prokurorët përshkruan gjatë pretencës se në shtetin belg ish-deputeti njihej me pesë emra.