I dyshuari për vrasjen e dy të rinjve në afërsi të parkut të qytetit të Prishtinës është dorëzuar mëngjesin e së dielës në polici.
Kallxo.com ka siguruar pamje ekskluzive të dorëzimit. I dyshuari sipas pamjeve të siguruara është dorëzuar nga një makinë e tipit Touareg ndërsa aty është pritur nga pjesëtarët e policisë.
Dy të rinj ishin qëlluar për vdekje mesditën e 28 gushtit 2016 në afërsi të parkut të qytetit. I dyshuari, një shtetas i Shqipërisë, ishte në arrati deri mëngjesin e sotëm.
Dy të rinjtë E.A. (1994) dhe A.G. (1995) u qëlluan për vdekje në rrethana mizore nga sulmuesi i cili lëvizte me motoçikletë.
Motivet të cilat e shtynë dorasin një shtetas shqiptarë ende nuk dihen.
Artikuj të ngjashëm
-
I dyshuari për të shtënat në “Bregun e Diellit” paraqitet në polici, dërgohet në mbajtje
-
Dorëzohet në Polici njëri i dyshuar për të shtënat me armë në Gjakovë
-
Dorëzohen në Polici dy persona për “vrasje në tentativë” në Prizren
-
Dërgohet në mbajtje njëri nga të plagosurit në Prishtinë
-
Ndalohet një i dyshuar lidhur me vrasjen e dy personave në Prishtinë, katër të tjerë në arrati