Prokurori i Shtetit, konfirmon se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur pesëdhjetetetë (58) aktakuza, kundër shtatëdhjetenjë (71) personave.
Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar shtatë (7) persona dhe janë paraqitur tetë (8) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj nëntë (9) personave dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj një (1) personi të dyshuar.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur një (1) aktakuzë, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër gjashtë (6) personave R.M., M.M., Xh.K., V.M., F.M dhe R.K., për veprat penale “Pastrimi i parave”, mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, si dhe për “Shmangie nga tatimi”, transmeton Koha.net.
Tutje thuhet se Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza, kundër dyzetenjë (41) personave.
Derisa Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një (1) person dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave.
Prokuroria Themelore në Pejë, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër pesë (5) personave dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj një personi të dyshuar. Gjithashtu, janë ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave.