Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

54 të vdekur e 5 mijë të lënduar në aksidente trafiku që nga janari

Gjatë muajve të verës është rritur numri i aksidenteve me makina, të cilat nuk kanë ndonjë sinjalizues.

Gjatë kësaj periudhe janë shënuar tetë aksidente me mjete të tilla vetëm në rajonin e Prishtinës, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas policisë, gjendje e njëjtë është edhe në rajonet e tjera.

Shkak i një numri të madh të aksidenteve gjatë verës janë edhe makinat bujqësore, të cilat lëvizin pa asnjë sinjalizues.

Edhe numri i aksidenteve në përgjithësi ka shënuar rritje nga viti paraprak.

Nga janari deri në qershor në rrugët e Kosovës kanë ndodhur më shumë se 50 aksidente me fatalitet, ku kanë mbetur të vdekur 54 persona.