Pak më shumë se 24 orë ka zgjatur lirimi i Enver Sekiraqës dhe dërgimi në arrest shtëpiak.
I dënuari me 37 vjet burgim është kthyer të premten pas mesnate në burg.
“Me kërkesë të Gjykatës Sekiraqa është kthyer në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc. Nuk i di arsyet, mbase presioni i medieve”, ka thënë për KTV-në drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.
Sekiraqa u lirua nga një panel i gjykatësve të EULEX-it, pasi që e la gjithë pasurinë dorëzani. Rasti i tij do të rigjykohet. Ai u dënua për nxitjen e vrasjes së policit Triumf Riza.
Artikuj të ngjashëm
-
Supremja konfirmon vendimin e Apelit për kthimin e Sekiraqës në paraburgim
-
Sekiraqa vs. Shteti
-
Policia kërkon ndihmë për kapjen e Enver Sekiraqës
-
Arratisja e Enver Sekiraqës ngre dyshime për joprofesionalizëm e korrupsion
-
Apeli ndryshon aktvendimin e Themelores, e kthen Enver Sekiraqën në paraburgim