Kronikë

Në Gjakovë, arrestohet e dashura që theri me thikë të dashurin

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, ka njoftuar për një rast të “Lëndimit të rëndë trupor”.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në rrugën Agim Qelaj, Gjakovë, dje në orën 02:20.

“Viktima mashkull K/Shqiptar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti është sulmuar me një mjet të mprehtë (thikë) nga e dyshuara femër K/Shqiptare me të cilën bashkëjeton”, thotë Policia, raporton Koha.net.

E dyshuara ndërkaq është arrestuar dhe e njëjta dërgohet në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.