Kronikë

90 persona kanë humbur jetën vetëm këtë vit në aksidente trafiku

Aksidentet e trafikut vazhdojnë të jenë “vrasësi” më i madh i qytetarëve të Kosovës. Shifrat e aksidenteve nga janari e deri më tani dalin të jenë shqetësuese. Vetëm në këtë periudhë kanë humbur jetën afër 90 persona.

Zyrtarë të Policisë dhe ekspertë të sigurisë rrugore thonë se për të parandaluar numrin e madh të aksidenteve nuk bënë punë shqiptimi i gjobave, por duhet t’iu ndalet veprimtaria duke iu marrë patentë shoferi.