Kronikë

Konfiskohet një armë në Vushtrri

Vushtrri, 21 shtator - Në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, në qytetin e Vushtrrisë, sot është konfiskuar një armë zjarri, njoftoi Fexhrije Pllana, zyrtare për informim publik në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Mitrovicës.

Pasi rreth orës 02:45 ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri, njësitë policore i janë venë në ndjekje automjetit të dyshuar dhe pasi kanë arritur ta ndalin, gjatë kontrollit të automjetit pasagjerit, nën ulëse, i është gjetur një armë me tytë të shkurtër me një karikator.