Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, nën dyshimin për vrasjen e një 16-vjeçari në Prishtinë.
Aulon Zeka është vrarë dje në Prishtinë, trupi i të cilit është gjetur i shtrirë në tokë afër një kioske në rrugën Gjon Sereqi-Prishtinë. Tani Policia ka njoftuar se të dielën ka arrestuar dy persona të cilët janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Të dy të arrestuarit, një femër dhe një mashkull, janë të mitur.
“Ndërlidhur me hetimin e këtij rasti në orët e mbrëmjes ndaj 2 personave është shqiptuar masa e arrestit policor, të cilët me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë për t’i proceduar më tej në fazat tjera të procesit hetimor”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se policia po zhvillon hetimet ndaj dy të arrestuarve “lidhur me dyshimet e ngritura nëse të njëjtit ndërlidhen në ndonjë formë me rastin”.