Kronikë

Bie nga ballkoni 29-vjeçarja në Fier

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Fierit. Bëhet e ditur se një 29-vjeçare ka përfunduar në gjendje të rëndë pasi dyshohet se ka rënë nga ballkoni i banesës së saj, raporton Shekulli.

Policia e Fierit ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:10, në lagjen “Konferenca e Pezës”, ku shtetasja me inicialet N. F., është rrëzuar nga ballkoni i katit të tretë të pallatit.