Kronikë

Në mbajtje personi që goditi fillimisht me makinë e më pas edhe fizikisht policët

Policia e Kosovës raporton se një njësia policore ka tentuar ta ndalojë veturën Mercedes, mirëpo drejtuesi i veturës nuk është ndalur dhe ka goditë me pasqyrë të veturës një zyrtar policor.

Njësiti policor ka arrit të ndalë veturën të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shqiptar dhe gjatë arrestimit i dyshuari ka rezistuar dhe i njëjti ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili ka pranuar tretman mjekësor.