Kronikë

Operacioni “Çelësi”, konfiskohen 135 kg marihuanë të fshehura në 40 dyer

Policia e Kosovës ka realizuar operacionin “Çelësi”, gjatë të cilit ka arritur të shkatërrojë një grup kriminal, me ç’rast janë konfiskuar 135 kg marihuanë dhe një armë.

Kjo është bërë e ditur sot në një konferencë për media të Policisë së Kosovës nga ana e kapitenit të Drejtorisë për antidrogë, Reshat Murseli, raporton KP.