Kronikë

Komandanti policor dyshohet për fshehje dhe moslajmërim të shkelësve të ligjit

Shukri Aliu, komandant i Stacionit Policor në Komunën e Novobërdës, i cili u arrestua javën e kaluar nga policia, dyshohet se ka fshehur dhe nuk ka hetuar disa raste të kryerësve të veprave penale, shkruan sot Koha Ditore.

Ai po ashtu po hetohet për mosekzekutim të urdhëresave të gjykatës.