Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka thënë të premten se është vrarë personi që në orët e para të së enjtes vrau një polic në Serbi.
Identiteti i personit të vrarë nuk është përmendur në komunikatën e lëshuar nga autoritetet serbe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet në Serbi kanë thënë të premten se ishin duke e kërkuar intensivisht Faton Hajrizin, si të dyshuar për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e një tjetri.
Në komunikatën e lëshuar nga autoritetet serbe në pasditen e 19 korrikut nuk është përmendur identiteti i personit të vrarë.
Hajrizi, shtetas i Kosovës, dyshohet se kishte udhëtuar nëpër Serbi me dokumentet e vëllait të tij, Artanit, i cili është paraqitur para autoriteteve në Gjermani - ku dhe gjendet - se i vëllai, Fatoni ia kishte vjedhur pasaportën.
Që nga 6 korriku, Faton Hajrizi kishte qenë në kërkim nga autoritetet e Kosovës, pasi ishte arratisur nga burgu i Smerkonicës.
Autoritetet kryen kontrollet në dy anët e lumit Drina, që gjendet në kufi me Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinës, pasi dyshonin se personi që kreu vrasjen mund të ishte nisur në atë drejtim, raportoi Radio Televizioni i Serbisë (RTS) më 19 korrik.
Sipas ndihmësdrejtorit të policisë Dragan Vasileviq, helikopterët dhe dronët u përfshin në kërkim./ REL