Një 2-vjeçar ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ai ishte nga fshati Balaj i Ferizajt, por po trajtohej në QKUK prej dy ditësh.
“Është raportuar se në QKUK viktima mashkull kosovar, i moshës dy vjeçare, i cili ishte duke u trajtuar, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve”, thuhet në raportin e PK-së.