Kronikë

Vdes në plazhin e Vlorës turistja 60-vjeçare

Një turiste çeke 60-vjeçare ka humbur jetën në Radhimë të Vlorës, në vendin e quajtur Rexhina.

Turistja 60-vjeçare çeke u fut në det dhe humbi ndjenjat, raporton TCh.

Turistja është ndihmuar nga një pushues i rastit, por nuk ka mundur të mbijetojë.