Kronikë

I dehur sulmon dy femra në Gjakovë

Descriptive Text

Mbrëmë në rrugën “Edi Duran” në Gjakovë është raportuar për sulm fizik.

Në raportin e sotëm të policisë, thuhet se një mashkull është arrestuar pasi i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht dy femra.

Policia gjatë kontrollit në trupin e tij ka gjetur një sasi substance të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.