Kronikë

Kuksiani shkoi në Britani për të bërë seks me të mitura - dënohet me 12 muaj burgim

Descriptive Text

Policia britanike ka arrestuar një 22-vjeçar nga Kukësi i quajtur Eduart Matranxhi, pasi kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me vajza të mitura.

Ai udhëtoi ilegalisht nga Shqipëria drejt Britanisë vetëm për të kryer marrëdhënie seksuale me dy vajza që njiheshin me emrin Laura dhe Louise, shkruajnë mediat në ishull.

Të dyja vajzat ishin krijim i një grupi të njohur si “Rojtarët e Veriut” i cili gjurmon pedofilët dhe në këtë mënyrë, kuksiani bie në lojën e tyre dhe e pëson keq.

22-vjeçari kontaktoi me vajzat e reja dhe sipas bisedave që kanë siguruar mediat britanike, shqiptari kërkon të kryej marrëdhënie me to.

Në bisedë ai shprehet: “Ju jeni 14 vjeçe dhe unë mund të shkoj në burg për këtë”.

E ndërsa më 30 qershor ai ra dakord të takohej me njërën nga vajzat në Sunderland, por nuk arriti të takohej pasi grupi që gjurmon pedofilët arritën ta gjejnë para se ai të takohej me vajzën, duke e arrestuar atë.

Image

Hetuesi i rastit u shpreh se bisedat mes tyre nisën normalisht thjesht me një përshëndetje. Vajzat e rreme e pyetën sa vjeç ishte dhe më pas e gënjyen se ishin 14 vjeçe. Shumë shpejt biseda mes tyre nisi të rrotullohej rreth temave të seksit duke i pyetur vajzat nëse ishin të virgjëra. Ato u përgjigjën “Po”, ndërsa ai i pyeti nëse do të donin të kryenin marrëdhënie me dikë.

Gjykata e dënoi shqiptarin me 12 muaj burg, pasi u shpall fajtor se u përpoq të kryente marrëdhënie seksuale me dy të mitura.

Ndërsa avokati i shqiptarit u shpreh se ai ishte në Britani në mënyrë ilegale dhe në momentin e arrestimit i është thënë se do të deportohet.

“Ai erdhi përmes një kamioni. Erdhi këtu se donte të punonte. Ai jeton në Shqipëri së bashku me familjen. Ishte i papunë dhe erdhi në Britani ilegalisht. Fillimisht nisi punë në një lavazh. Ai dëshiron të kthehet tek familja e tij edhe nënën e ka sëmurë, erdhi këtu i dëshpëruar”, tha avokati i tij, transmeton Koha.net.

Gjatë dënimit të tij prej 12 muajsh, gjykatësi Eric Elliott QC tha: “Ti nuk e di, mirëpo vajzat nuk ekzistojnë dhe vajzat ishin krijime të grupit ‘Mbrojtësit e Veriut’ që themeluan profile të rreme me qëllim të kapjes së njerëzve si ti. Re krejtësisht në grackën e tyre. ‘Mbrojtësit e Veriut’ të gjurmuan më 30 qershor kur edhe u ndalove dhe u arrestove nga Policia. Më është thënë se do të deportohesh posa ta përfundosh dënimin, por kjo nuk është çështje e gjykatës”.