Rrahje masive në Lubizhdë të Prizrenit Foto: Ilustrim

Rrahje masive në Lubizhdë të Prizrenit

08 August 2017 10:59

Gjashtë persona janë përfshirë në një rrahje shkaku i një mosmarrëveshje që kanë pasur në fshatin Lubizhdë të Prizrenit të dielën.

Policia e Kosovës njofton se si pasojë e kësaj rrahje lëndime trupore kanë pësuar dy të dyshuar të cilëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor.

Me vendim të prokurorit pesë nga të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme