Arat me kanabis në Vlorë, përgjimet zbulojnë “engjëjt mbrojtës”

Arat me kanabis në Vlorë, përgjimet zbulojnë “engjëjt mbrojtës”

07 August 2017 15:03

Kultivuesit e kanabisit në fshatrat e Vlorës, të cilët më pas kishin për qëllim trafikimin e tij me avion drejt Italisë, kanë pasur “engjëj mbrojtës” në Policinë e Shtetit.

“Panorama” zbardh sot përgjime të tjera të dosjes së grupit të Vlorës, të kryesuar nga Sokol Burhamaj (Lamaj), të fajësuar nga Gjykata për Krimet e Rënda për kultivim të kanabisit në formën e organizatës kriminale.

Gjykata ka njoftuar se, “Sokol Burhamaj mbante kontakte me punonjës policie të Drejtorisë Rajonale Vlorë, nga të cilët merrte garanci për të mos i dëmtuar parcelat me bimë të kultivuara me lëndë narkotike”.

Në bisedat e përgjuara të të pandehurve të arrestuar nga operacioni “Fluturim i lirë”, pas bllokimit të një sasie prej 128 kg kanabis të sapotrafikuar në Itali me avion sportiv, del në pah shqetësimi i tyre kur shohin policinë te parcelat.

Ata komunikojnë me njëri-tjetrin, ku edhe i kërkojnë Burhamajt të flasë me kontaktet e tij në polici. Me gjithë këto pretendime, Prokuroria për Krimet e Rënda arriti të identifikojë vetëm punonjësit e Policisë, Vladimir Zanaj, si garantor i parcelave të kanabisit.

Përgjimet:

Image

Komentet

Shto koment

Të ngjashme