Policia e Kosovës ka njoftuar se një 27-vjeçar ka vdekur në vendin e tij të punës të premten në fshatin Kramovik të Rahovecit.
Sipas njoftimit të Policisë, viktimën e kishte zënë zhavorri në seperacionin ku po punonte.
“Viktima është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Më vonë, nga Spitali në Gjakovë është konfirmuar se viktima ka vdekur”, thuhet në njoftim.
Hetime po vazhdojnë.
Artikuj të ngjashëm