Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

22-vjeçari plagoset në Prishtinë

Në mbrëmjen e sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Prishtinë nga të cilat ka mbetur i plagosur një person.

Incidenti më armë zjarri ka ndodhur në lagjen Taukbahçe, përkatësisht në parkun e kësaj lagje dhe i plagosur është një 22 vjeçar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 19:00, kur edhe kanë marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri në parkun e Taukbahçes.

Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kane konstatuar se bëhet fjale për plagosje, ku një person ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit.

Policia ka identifikuar disa nga personat e përfshirë në rast dhe janë duke punuar ne ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.