Kronikë

14 të ndaluar në 24 orët e fundit për mosrespektim të rregullave për parandalimin e COVID-19

14 të ndaluar në 24 orët e fundit për mosrespektim të rregullave për parandalimin e COVID-19

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka ndaluar 14 persona në 10 raste të ndryshme për mosveprim të dispozitave shëndetësore gjatë situatës me koronavirus.

Sipas raportit të Policisë rastet janë shënuar në qytete të ndryshme të Kosovës. Arsyeja e ndaljes së shumicës është mosrespektimi i orarit të lëvizjes së lejuar nga ora 6:00-17:00, transmeton KOHA.