Gjatë së dielës, Policia e Kosovës ka inciuar 14 raste në qytete të ndryshme dhe ka arrestuar mbi 35 persona për mos-respektimin e vendimit për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Në raportin 24 orësh raportohet se raste të tilla ka pasur në rajonin e Prishtinës, Podujevës, Gjakovës, Mitrovicës e Vushtrrisë, raporton KOHA.
Disa nga të arrestuarit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje e disa të tjerë janë liruar me procedurë të rregullt.