Kronikë

Arrestohet personi i cili kërcënoi Thaçin përmes rrjeteve sociale

Arrestohet personi i cili kërcënoi Thaçin përmes rrjeteve sociale

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili ka kërcënuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, përmes rrjeteve sociale.

Sipas njoftimit, Policia ka arritur të identifikojë personin e dyshuar, K.P 1980 dhe vendbanimin e tij, me ç ‘rast njoftohet se e kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të cilat gjendeshin në rajonin e Mitrovicës.