Dje në Podujevë është arrestuar një grua pasi ka rrahur fëmijët e saj.
Siç njofton Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, më pas në rrahje ishte përfshirë edhe burri i saj duke e rrahu atë (gruan).
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një mosmarrëveshje në shtëpi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të saj, pastaj në rast ishte përfshirë edhe bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim nga prokurori i shtetit, të njëjtës i është caktuar masa e ndalimit për 48-orë.