Dy persona janë arrestuar në Han të Elezit për kalim të paautorizuar të kufirit.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët janë hasur duke kaluar kufirin Maqedoni – Kosovë në mënyrë ilegale”, thuhet në njoftim.
Sipas Policisë, personat i janë nënshtruar kontrollit mjekësor i cili është i obligueshëm dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.