Kronikë

Arrestohet një person në Zhegër për mosrespektim të masave të sigurisë për Covid-19

Arrestohet një person në Zhegër për mosrespektim të masave të sigurisë për Covid-19

Është arrestuar një burrë dje në Zhegër të Gjilanit për mosrespektim të masave të sigurisë për Covid-19 të lëshuara nga Qeveria e Kosovës.

Policia bën të ditur se, “është arrestuar i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës pronar i një pompe të derivateve (në fshatin Zhegër) pasi që i njëjti ka vepruar në kundërshtim me urdhrin dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës i cili vendim është nxjerrë me qëllim të luftimit dhe parandalimit të Pandemisë Covit-19”, thotë PK.