Organizuan faljen e namazit në një shtëpi, arrestohen tre persona në Gjilan Foto: Ilustrim

Organizuan faljen e namazit në një shtëpi, arrestohen tre persona në Gjilan

21 March 2020 11:45

Tre persona janë arrestuar dje në Gjilan, të cilët kanë organizuar faljen e namazit në një shtëpi, duke mos respektuar dispozitat shëndetësore për pandeminë e koronavirusit.

Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur dje në lagjen Arbëria në Gjilan, transmeton KOHA.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët në një shtëpi kishin organizuar faljen e namazit. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thotë PK.

se Qeveria ka ndërmarrë masa parandaluese për përhapjen e koronavirusit, duke i ndaluar tubimet e njerëzve, derisa edhe Bashkësia Islami ditë më parë kishte marrë vendim që të ndalojë grumbullimin e njerëzve në xhami për të kryer ritet fetare.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme