Kronikë

Arrestohet një burrë në Podujevë për bashkëjetesë me vajzë të mitur

Foto: Koha / ilustrim

Në Podujevë është arrestuar një burrë i cili ka bashkëjetuar me një vajzë 16 vjeçare.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur më 19 mars, transmeto KOHA.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte bashkëjetuar me viktimën e mitur femër kosovare”, thotë PK.

Tutje Policia shton se viktima e rastit pas intervistimit në prezencë të punëtorit të QPS-së është kthyer në shtëpi, kurse i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.