Kronikë

Plagoset një person në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Foto: Koha / ilustrim

Një burrë dje është plagosur me armë zjarri në Hajvali të Prishtinës, derisa i dyshuari është arrestuar.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh bënë të ditur se rasti ka ndodhur më 19 mars në ora 22:40, transmeton KOHA.

“Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ishin duke lëvizur me automjetin e tij së bashku me disa shokë, me të arritur në Hajvali janë sulmuar nga i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë me armë zjarri dhe si pasojë është plagosur bashkudhëtari i tij viktima mashkull kosovar”, thotë PK.

thuhet se viktima është duke u trajtuar në QKUK, derisa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.