Kronikë

Dy shqiptarë përplasen me veturë brenda aeroportit të Barcelonës, policia thotë se bënë “thirrje Islame”

Foto: Policia në Barcelonë / Twitter

Dy shqiptarë janë arrestuar të premten në mëngjes, pasi që me veturën e tyre janë përplasur në brendësi të Terminalit 1 të aeroportit të Barcelonës, teksa policia e këtij shteti ka thënë se ata kanë përdorur “thirrje Islame”, raporton Reuters.

Në këtë incident nuk ka pasur të lënduar, ka bërë të ditur policia e këtij shteti.

Aeroporti i Barcelonës është pothuajse i boshatisur ashtu si të gjitha aeroportet nëpër Spanjë, shkaku i bllokadës së pjesërishme të vënë për ta luftuar pandeminë e koronavirusit.

Njësiti policor për çaktivizimin e bombave, “Tedax” ka konfirmuar se nuk ka pasur eksplozivë në veturë.

Policia rajonale e ka shpërndarë përmes “Tëitterit” një fotografi të veturës së hirtë brenda terminalit, me të gjitha dyert e hapura dhe dy policë, njëri me qen, duke e kontrolluar.

“Kur u arrestuan, ata bënë një deklaratë Islame dhe nuk e dijmë ende se cili ishte qëllimi i tyre”, ka thënë komandanti i policisë rajonale, Eduardo Sallent.