Një grua është sulmuar seksualisht në Lipjan më 6 mars, bën të ditur Policia e Kosovës.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në ora 22:15, derisa shton se i dyshuari është arrestuar, transmeton Koha.net.
“Viktima, grua shqiptare, raporton se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari, burrë shqiptar, dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Shtimes”, thotë PK.
Policia shton se, “i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim te prokurorit, dërgohet në mbajtje”.