Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Metalurgji. Një autoambulancë është përplasur me një tjetër mjet dhe për pasojë është lënduar çifti i bashkëshorteve që ndodheshin në mjetin tjetër.
Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.
Shoferi i autoambulancës ka qenë në gjendje të dehur, raporton TopChannel.
Ai ka qenë duke shkuar për të marrë një person që ka kërkuar ndihmë mjekësore.