Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim kundër të pandehurit B.K. për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëpunim me të pandehurin A.G. kanë kryer veprat penale “Grabitje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas njoftimit, Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit B.K i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, duke filluar prej datës 4 mars.
“Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është caktuar pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri A.K në liri mund të fshihet, të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe mund të jetë të paarritshëm për organet e ndjekjes”, thuhet në njoftimin e dërguar mediave.