Kronikë

Arrestohet një i dyshuar në Ferizaj për tentim vrasje, deri sot ishte në arrati

Foto: Koha / Ilustrim

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person lidhur me një tentim vrasje që ka ndodhur më 17 janar të këtij viti.

“Rasti ka ndodhur në një restorant në fshatin Babush, KK Ferizaj, ku pas një mosmarrëveshje dhe përleshje fizike, i dyshuari S.A. (m/sh/K) 40 vjeçar, ka qëlluar me armë zjarri në këmbën e djathtë viktimën K.I.(m/sh/k) 37 vjeçar dhe pastaj i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe deri sot ka qenë në arrati”, thuhet në raport.

Gjatë arrestimit, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale në fjalë.

“Gjatë intervistimit në prezencë të avokatit, i dyshuari ka pranuar në tërësi veprën për të cilën ai ngarkohet. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, përfundon njoftimi.