Kronikë

Dogana konfiskon 8.500 litra pije joalkoolike të kontrabanduara

 

Njësiti anti-kontrabandë i Doganës së Kosovës, ka konfiskuar rreth 8.500 litra pije joalkoolike, gjatë një kontrolli rutinor në veri të Kosovës, ka njoftuar Dogana të mërkurën, përmes një postimi në Facebook.

“Oficerët doganorë gjatë patrullimeve kanë vërejtur një maune të parkuar. Dyshimet e para ishin se ngarkesa përmbante mallra të kontrabanduara. Pas hapjes së maunës janë gjetur sasi e konsiderueshme e pije joalkoolike”, thuhet në njoftim, raporton Koha.net.