Kronikë

Sulmohet fizikisht kryeredaktori i web-faqes së RTK-së

Kryeredaktori i web-faqes së Radio Televizionit të Kosovës, Altin Ahmeti është rrahur brutalisht nga pesë persona sot në një lokal të Prishtinës.

RTK ka mësuar që ky sulm fizik ndaj gazetarit Ahmeti, ka ndodhur në lokalin “Friends Aveny” të kryeqytetit.

“5 vetë më sulmuan dhe dolën duke më kërcënuar se do të më vrasin. Personi në fjalë është Gëzim Makolli. E ftova policinë dhe prokurorinë, nuk i di arsyet e sulmit”, ka thënë Ahmeti.

Koha.net ka provuar të marrë përgjigje nga Policia, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.