Kronikë

Një i vdekur e një i plagosur nga shpërthimi i minës në guroren e Krujës

Një i vdekur e një i plagosur nga shpërthimi i minës në guroren e Krujës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në guroren e Krujës, në fshatin Kurcaj, ku një punëtor ka humbur jetën.

Sipas informacioneve të policisë mësohet se duke punuar në një gurore të licensuar, shtetasi A. J., 55 vjeç, gjatë montimit të minave elektrike, dyshohet se aksidentalisht i ka shpërthyer njëra prej tyre dhe për pasojë ka humbur jetën.