Një person ka marrë lëndime nga një aksident me trenin në hyrje të Pejës.
KosovaPress mëson se nuk ka të vdekur, veçse shoferi i veturës të tipit Mercedes që është përplasur me trenin, është lënduar dhe po trajtohet nga ekipet mjekësore.
Ekipet e Policisë së Kosovës dhe zjarrfikëset janë në vendin e ngjarjes.